Mbi një milion euro të paguara nga Byroja Kosovare e Sigurimit, nuk po dihet në xhepat e kujt kanë shkuar. Kjo është vetëm njëra nga gjetjet e një raporti të brendshëm të auditimit, i cili tregon për keqmenaxhim në Byro. Prokuroria ka nisur hetimet.
Një rast i pazakontë juridik ka ndodhur mes Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe një pale paditëse. Sipas policisë, për një rast që kishte vendim të gjykatës themelore, të Apelit dhe Supremes dhe ishin paguar mbi 65 mijë euro për paditësit, avokati i palës kishte bërë edhe njëherë padi në të njëjtën gjykatë për të njëjtin rast. Pas disa seancave, Byroja dhe paditësit kishin arritur ujdi jashtëgjyqësore me vlerë mbi 230 mijë euro. Edhe një raport i BQK-së ka gjetur keqmenaxhim